Preshevë: deri në ora 19:00 kanë votuar 16.585 qytetarë, ose 37,18%

Në Komunën e Preshevës, deri në ora 19:00 kanë votuar 16.585 qytetarë nga gjithsej 44.602 votues me të drejtë vote, që përbën rreth 37,18 për qind.

Në orën e fundit para mbylljes votuan edhe 1.294 qytetarë të tjerë, krahasuar me 15.291 sa kishin votuar deri në ora 18:00.

Dalja në Preshevë është rritur vazhdimisht gjatë gjithë ditës: nga 2,5 për qind në ora 10:00, në 20,4 për qind në ora 14:00 dhe 34,24 për qind në ora 18:00.

Shqiptarët e Luginës garojnë me listën e përbashkët “Koalicioni Shqiptar”, me numrin 17. Vendvotimet mbyllen në ora 20:00.

Back to top button