Lajme

Kryetari Arifi uron besimtarët musliman për festën e Kurban Bajramit

Me emrin e Zotit, mëshiruesit, mëshirëbërësit!

Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të komunës së Bujanocit, organeve që dalin prej saj si dhe në emrin tim personal, të gjithë besimtarëve të konfesionit islam t’ia uroj festën e Kurban Bajramit.
Në këtë festë, e cila ka vlerën e sakrificës, devotshmërisë, solidaritetit, humanitetit, drejtësisë e barazisë, uroj që tek ju të mbretërojë mirëqenia dhe paqa mbarënjerëzore.
Urime të përzemërta dërgoj edhe tek qytetarët e komunës sonë të cilët në këto momente po kryejnë Haxhin me shpresën dhe lutjen që Zoti i Madhërishëm t’ia pranoj atë.
Shpresoj fuqishëm se në këto ditë feste të jemi të gjithë më human, më mëshirues e tolerant, të ndihmojmë njëri-tjetrin e veçanërisht ata që kanë më tepër nevojë.
Duke shpresuar se Allahu i Lartëfuqishëm do të na nderojë me këto tipare, edhe njëherë Me fat Kurban Bajrami, me porosinë islame, Paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi ju!

Me rrespekt,
Dr.Nagip Arifi-kryetar i komunës së Bujanocit

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button