Qeveria Italiane e gatshme të ndihmojë komunën e Bujanocit
Kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi, sot priti në takim ambasadorin e Italis i akredituar në Beograd, Xhuzepe Manzo dhe sekretarin e parë për zhvillim ekonomik pran kësaj ambasade Marko Leone.
Në këtë takim u biseduar për çështjen politik ate të siguris, migrantët dhe çështjen ekonomike. Pas takimit kryetari Arifi dhe ambasadori Manzo takimin e vlerësuan të suksesshëm dhe u zotuan se në të ardhmën komuna e Bujanocit dhe qeveria Italiane do të kenë bashkpunim të mirë në të gjitha sferat por në veçanti në zhvillimin ekonomik në komunën e Bujanocit, pasi që Ambasada Italiane së bashku me shumë ambasada të tjera është mike e kësaj pjese të Serbis. Ambasadori i Italis Xhuzepe Manzo tha se, ‘ne jemi partnerët e parë të Sërbis dhe investitori me i madhë në Sërbi dhe jemi duke u munduar që Sërbia të hyjë në Bashkimin Europian, por para së gjithash jemi pjesë e shoqëris së ambasadave mike të Luginës dhe kemi obligim që ta ndihmojm këtë pjes” “Me kryetarin Arifi sot patëm mundësi të bisedojm për shumë çështje por pikat kryesore ishin dy, zhvillimi ekonomik dhe të rinjët, pasi që rinia është një pjes që ndikon në zhvillim të vendit. Ne jemi të gatshëm ta ndihmojm këtë vend dhe u dakorduam që në të ardhmën njeriu i parë i komunës Bujanocit Nagip Arifi të na njoftoj me nevojat që ka komuna e Bujanocit, për të investuar dhe ne do të jëmi të gatshëm ta ndihmojm” tha ambasadori i Italisë pas takimit me kryetarin Arifi. BujanociNet