Nuk ka haxhinj të vdekur nga Shqipëria dhe Kosova, pritet konfirmim për shtetasit e Maqedonisë
Asnjë haxhi nga Shqipëria dhe Kosova nuk ka humbur jetën në rrëmujën e cila ndodhi sot si pasojë e shtyrjeve të haxhinjve në Mina të Arabisë Saudite, ndërkohë që Bashkësia Islame e Maqedonisë akoma nuk është prononcuar.
Nga Komuniteti Musliman i Shqipërisë konfirmojnë se në mesin e haxhinjëve të vdekur nuk ka shtetas të Shqipërisë, ndërsa të njëjtin konfirmim e ka dhënë edhe Ahmet Sadriu nga Bashkësia Islame e Kosovës.
“Nuk ka viktima në mesin e kosovarëve” ka thënë për AA,Sadriu.
Nga Bashkësia Islame e Maqedonisë nuk ka informacione lidhur me fatin e haxhinjëve nga ky shtet.
Ndërkohë paraprakisht mësohet se viktima nuk ka as nga Mali i Zi dhe Bosnje dhe Hercegovina, si dhe në Serbi nuk ka ende konfirmim për viktima të mundshme në mesin e hanxhinjve nga ky shtet.
Për shkak të rrëmujës dhe shtyrjeve të haxhinjve në Mina të këtij vendi numri i personave të cilët kanë humbur jetën ka arritur në 310.
https://www.youtube.com/watch?t=19&v=EjjX6kU1kWE