Lajme

Hapet ura më e gjatë në botë

Në Kinë dje është hapur ura e gjatë prej xhami.

33 metra e gjatë, ura për këmbësorë, vepër e arkitektit izraelit Haim Dotan , është ngritur më shumë se 180 metra mbi kanionin e thellë në parkun argëtues-gjeologjik Çanzazhije në krahinën qendrore kineze Hunan .

Nga reagimet e vizitorëve të parë , mund të konkludohet se ura mund të vizitohet vetëm nga ata që nuk tremben. Në fakt , përveç asaj që është në lartësi marramendëse , ura luhatet ngadalë, çka për shumë shkakton ndjenjë jo të mirë.

Ndërtuar nga panele qelqi në trashësi 24 milimetra , 25 herë më i fortë se xhami i zakonshëm , ura mund të përballojë peshën e deri në 800 njerëz njëkohësisht.

Ura është projektuar po ashtu edhe për hedhje nga lartësitë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button