Lajme

Studenti udhëton çdo ditë nga Polonia për në Londër – për të kursyer para (Video)

Një student britanik nga Universiteti i Londrës ka parë që akomodimet për studentë në Londër janë shumë të shtrenjta, dhe kështu ai u shpërngul në qytetin polak  Gdansk.
Ai fluturon çdo ditë për në Londër dhe jeton në Poloni. Ai thotë se shkuarja nga Polonia në Londër për ligjërata i shpëton atij një sasi fenomenale të parave.

Jonathon Davey, 23 vjeç, një student i antropologjisë në Universitetin e Londrës, jeton në Gdansk, Poloni. Çdo të mërkure në mëngjes ai zgjohet dhe e merr trenin ose busin për të shkuar në aeroport.

Për vetëm dy orë me aeroplan ai arrin në aeroportin Luton. Nga atje ai e merr trenin dhe shkon drejt e në Universitetin e Londrës dhe arrin me kohë në ligjëratat e tij që fillojnë në ora 10.

“Kështu tërë vitin akademik në Londër do ta kaloj shumë më lirë – atje më kushton 9,000 funte, në Poloni vetëm 2,000,” tha ai për RT.

Davey i cili është nga Hampshire thotë se me këtë metodë është duke kursyer një shumë fenomenale të parave.

“Fluturimet në baza javore janë rreth 37 funte në javë mesatarisht. Dhe strehimi im është 25 funte në javë. Ju mund t’i vëreni kursimet menjëherë… del të jetë shumë më lirë se në Londër,” thotë ai.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button