Lajme

Pengohet trafikimi në Miratoc, mijëra refugjatë në Qendrën për pranim

Pas aksionit për pengimin e trafikimit të refugjatëve në fshatin kufitar Miratoc, rreth dy mijë refugjatë gjatë ditës së mërkurë kanë vërshuar Qendrën për pranim në Preshevë.

Të rreshtuar në një kolonë prej qindra metrash dhe nën kujdesin e forcave serbe të Xhandarmërisë e policisë lokale, refugjatët nga Lindja e Mesme pritnin për regjistrim në Qendrën për pranim në Preshevë.

Për dallim nga ditët tjera, të mërkurën fluksi ishte shumëherë më i madh, ndërsa sipas qytetarëve preshevarë ai është rritur që nga ndërmarrja e aksionit të policisë serbe së bashku me ata ndërkombëtar, për të penguar trafikimin e të ikurve nga lufta, që po bëhej në zonën kufitare mes Preshevës dhe Tabanocit.

“Tani nga Miratoca janë larguar grupet që po trafikonin këta njerëz që kishin ikur nga zonat e luftës. I merrnin para të majme veç për me i sjell në Preshevë. Kishte edhe taksi e autobusë që bartnin refugjatë hiç pa i regjistru drejt Beogradit dhe në kufi me Hungarinë e Kroacinë”, tha për portalin Titulli.com me kusht anonimiteti, preshevari 40 vjeçar.

Autoritet e sigurisë kanë identifikuar problematikën në këtë zonë duke i njoftuar të gjithë refugjatët që hyjnë në territorin e Serbisë, përmes fshatit Miratoc se regjistrimit duhet ta bëjnë në Qendrën për pranim, afër stacionit hekurudhor në Preshevë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button