Lajme

Orlando Bloom viziton kampin e refugjatëve në Preshevë (Foto)

Aktori i njohur, Orlando Bloom ka vizituar kampin e refugjatëve në kampin në  St.Hekrudhor në Preshevë.
Vizita e yllit hollivudian ishte në kuadër të rolit të tij si ambasador i UNICEF-it,transmeton Presheva.AL
Aktori, i cili erdhi për të parë nga afër gjendjen e të ikurve nga lufta, kaloi kohë me njerëzit në kamp dhe lozi me fëmijët, të cilët megjithëse nuk e njohin dukeshin të lumtur për vizitën.
Në këtë kamp janë të vendosur mijëra refugjatë, shumica sirianë, të cilët kanë vërshuar drejt Bashkimit Europian duke ikur nga lufta në kërkim të paqes.

“Ajo që unë kam parë është vetëm një pjesë e udhëtimeve të mundimshme që bëjnë refugjatët dhe fëmijët. Kjo është me të vërtetë shqetësuese. Imagjinoni se sa të dëshpëruara janë familjet që largohen nga shtëpitë e tyre “, tha Bloom, transmeton Presheva.AL

“Unë jam i impresionuar me reagimin e shpejtë të UNICEF-it ndaj krizës së refugjatëve,” tha ai.
“Kam vizituar hapësirat të cilat iu dedikohen fëmijëve që të kenë një fëmijëri edhe në qoftë se ajo është vetëm për disa orë ose ditë. Këta fëmijë nuk janë sikur se imazhet që shohim në ekran, këta janë njerëz të vërtetë që kanë nevojë” Presheva.AL

UNICEF në Serbi, në partneritet me Këshillin Danez për Refugjatë, ka krijuar dy hapësira për fëmijët, një në qytetin e Preshevës në afërsi të kufirit me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, dhe një në kryeqytet, Beograd. © Presheva.AL

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button