Lajme

70% të azilkërkuesve janë meshkuj, myslimanë dhe nën 30 vjeçarë

Pjesa më e madhe e atyre që kanë bërë kërkesë për azil në Gjermani, janë meshkuj, të rinj dhe myslimanë. Sipas Ministrisë se Brendshme të këti vendi, përqindja e myslimanëve në numrin e përgjithshëm të azilkërkuesve të ardhur në pjesën e deritashme të vitit 2015 është rreth shifrës 70, shkran ovb.online. Ndërsa të krishterë janë rreth 18%, jezidë 5 % etj. Në krahasim me vitin 2014 përqindja e myslimanëve është ngritur nga 63 sa ishte në 70%.

Meshkuj janë afërisht dy të tretat e azilkërkuesve ndërsa shumica janë nën moshën 30 vjeçare. Afër një e treta e azilkërkuesve të ardhur gjatë këtij viti kanë qenë të moshës së mitur. Në këtë pikë, e ngjashme ka qenë gjendja edhe vitin e kaluar.

Numrin më të madh të azilkërkuesve në muajt e deritashëm të vitit 2015 e përbëjnë të ardhurit nga Siria. Pas tyre vijnë ata nga Shqipëria dhe nga Kosova. Gjatë muajit gusht, më shumë se një të tretën e refugjatëve të ardhur në Gjermani e kanë përbërë ata nga vendet ballkanike si: Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button