Deputetët kopjojnë Alternativën për Ndryshim!
Alternativa për Ndryshim, subjekti më i ri politik në Preshevë këto dita inicoi peticionin për kthimin e gjykatës themelore dhe prokurorisë në këtë komunë.
Ky peticion vazhdon të mbështetet fuqishëm nga populli i Preshevës. Të vetmit të cilët po e bojkotojnë këtë peticion janë partitë tona, PDSH që po udhëheq me komunën e Preshevës si dhe PVD e cila ka përfaqësuesit e vet në parlamentin e Sërbisë.
Që nga muaji mars i vitit të kaluar, Lugina e Preshevës ka dy deputetë në parlamentin e Sërbisë. Është për tu çuditur se si këta të cilët shkaktuan, lejuan dhe kurr nuk e kundërshtuan largimin e gjykatës nga Presheva, tek pas iniciativës së një subjekti të ri u zgjuan nga gjumi dhe po ngrisin zërin e tyre.
Alternativa për Ndryshim paralajmëroi se kjo nuk do të jetë iniciativa e tyre e fundit, dhe gjithashtu u zotuan se këtë iniciativë do ta çojnë deri në fund, u paralajmërua edhe inicimi i avokimit të çështjes së kufirit Miratoc-Llojan.
Asnjëherë deri tani, prej se ne kemi kryetar komune si dhe deputet në parlament, këto çështje nuk u preken e as kurr nuk u inicua asgjë konkrete që këto dy probleme të zgjidhen. Athua, populli kësaj rradhe do të fali këta liderë dhe athua nuk do ti denojë me votë.
Mos vallë, Ndryshimi i premtuar nga Alternativa, tanimë të ketë filluar dhe liderët tanë po tentojnë që me iniciativa kopje të këtij subjekti edhe një herë të shesin marketing të rremë drejtë popullatës për t’i shpëtuar të pashmangshmës, largimit të tyre nga skena politike, thuhet në deklaratën e kryesisë “Alternativa për ndryshim”.