Lajme

Alternativa takim me Ambasadorin e Shqipërisë në Beograd

Me ftesë nga Ambasadori i republikës së Shqipërisë në Beograd, Z. Ilir Boçka, sot Alternativa vizitoi selinë e ambasadës. Ky është tanimë takimi i dytë i Alternativës me ambasadën e Shqipërisë, takim i cili në një atmosferë vëllazërore u shfrytëzua për diskutim të shumë çështjeve të cilat preokupojnë qytetarët e komunës së Preshevës. Përveç problemeve dhe çështjeve të pazgjidhura në Preshevë, Alternativa para ambasadorit paraqiti edhe planet dhe strategjitë se si vështirësitë e ndryshme planifikohen të tejkalohen.

U bisedua për situatën aktuale dhe u paraqit brenga e mungesës së koordinimit me shtetin amë dhe me faktorin ndërkombëtar. Një theks i veçantë iu vu qasjes së Alternativës lidhur me zbutjen e papunësisë në këtë komunë. Gjithashtu u diskutua edhe rreth çështjes së fluksit të refugjatëve, u paraqit brenga e dështimit të menaxhimit të situatës si në aspektin mjekësorë si në atë mjedisorë nga ana e pushtetit lokal.

Në fund u dakorduan që takimet e tilla të vazhdohen dhe se ambasada e Shqipërisë do të rris praninë e saj në regjion përmes takimeve dhe vizitave të ndërsjella.

Vlen të theksohet se peticioni i inicuar nga Alternativa lidhur me kthimin e gjykatës, mori një mbështetje të fuqishme nga ambasada.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button