Skandali i zyrtarit të MD-së që i kushtëzon femrat (Foto )
Ministria e Hajredin Kuçit e ka për detyrë që doracakët për përgatitjen e jurispodencës t’i shpërndajë falas për të gjithë ata që janë rrugës për ta dhënë provimin.
Mirëpo jo të gjithë arrijnë ta marrin këtë doracak, e sidomos femrat.
Një vajzë, emër i njohur për redaksinë e Indeksonline, ishte përballur me kushtëzime nga zyrtari ligjor i Ministrisë së Drejtësisë, Ardian Bajraktari.
Ardian Bajraktari, zyrtari i MD-së
Bajraktari e kishte kushtëzuar vajzën, e cila ka rrëfyer për indeksonline, duke e detyruar të dal në kafe dhe t’ia jap numrin e telefonit, nëse donte ta merrte doracakun falas.
Vajza pasi kishte përfunduar fakultetin juridik, pran UP-së dhe kishte kryer edhe praktikën 1 vjeçare, ishte bërë gati të hynte në provimin e jurispodencës.
Ajo i kishte shkruar zyrtarit të Ministrisë së Drejtësisë, Isuf Jahmurataj, që është përgjegjës për doracaku, duke i bërë kërkesë në email për një kopje.
Mirëpo Jahmurataj ia kishte kthyer se nuk ka më ekzemplar dhe duhet ta priste ribotimin.
“Ka pas ekzemplar dhe unë e kam bërë kërkesën, e kam ruajtur tërë kohën faqen në internet të Ministrisë së Drejtësisë, në momentin që ka dal shpallja se tashmë doracaku është në Ministri të Drejtësisë, Isuf Jahmurataj e ka bërë njoftimin dhe menjëherë e kam bërë kërkesën në miell e tij dhe ia kam bashkangjitur diplomën. Ai të nesërmen më ka kthyer imellen dhe më ka thënë që nuk ka ekzemplar dhe duhet me prit ribotimin, por në fakt kish pas dhe ka hale”, ka rrëfyer për Indeksonline vajza që ishte përballur me kushtëzime për doracakun nga zyrtari i MD-së.
Kjo është situata me të cilën studentet duhet të ballafaqohen , si ky ka edhe shumë raste të tjera qe nuk janë bërë publike për shkak të kërcenimeve të shumta.
Pasi kishte dal në kafe, Bajraktari i kishte thënë vajzës që ta priste pas orës 16 dhe të takohen përsëri në kafe.
Mirëpo vajza tashmë doracakun e kishte në dorë edhe pse ishte kushtëzuar, ndërsa për kafen e dyte e kishte refuzuar.
Pas kësaj Bajraktari kishte filluar t’i shkruante mesazhe se “kështu nuk duhet të sillet me të tjerët”, ndërsa vajza ia kishte kthyer se ishte e kushtëzuar, prandaj kishte dal në kafe.
Më poshtë Indeksonline iu sjell bisedën e plotë të Bajraktarit me vajzën që e kishte kushtëzuar: