Lajme

Kujdes, hynë në fuqi ligji i ri për komunikacion në Maqedoni

Në vendet e banuara në Maqedoni shpejtësia maksimale do të jetë 50 kilometra në orë, dhe jo 60 si ka qenë deri më tani.
Kjo është paraparë në bazë të ligjit të ri për siguri në komunikacion, që sot ka hyrë në fuqi.

Ndryshimet ligjore nuk parashihen vetëm për qytetarët por edhe për personat juridik, taksistët, biçiklistët etj. Në bazë të këtyre ndryshimeve parashihet edhe ndëshkim në bazë të rregullores në përputhje me Ligjin e rregullativës evropiane, transmeton Telegrafi.

Nëse në vendet e banuara vozisni me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë parashihet një gjobë prej 400 euro por edhe marrja e lejes për vozitje në afat prej gjashtë muaj deri në 1 vit. Por, përsëri nëse vozisni 50 në vende ku është e shënuar se duhet të vozisni 30 atëherë dënimi është 300 euro ose 50 poena negative, me ndalesë të vozitjes nga gjashtë deri në 12 muaj.

Më këtë propozim ligj janë futur ndryshime edhe tek autoshkollat, ku autoshkollat janë të detyruara që të kenë audio dhe video inçizim të kandidatëve duke kryer testin e vozitjes dhe orët, ndërsa ato inçizime të ruhen 90 ditë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button