Lajme
Vullnetarë nga Europa refugjatëve në Preshevë i ofrojnë rrymën për telefon pa pagesë
Një grup vullnetarësh nga Europa që po qëndron në Preshevë, ata kanë ardhur për ti ndihmuar refugjatët nga lindja e mesme.
Gjithashtu kanë parë gjendjen kaotike që po mbretron në St.Herkurudhor, ku serbët që jetojnë afër kishin hapur lokale ku i shisnin rrymën për mbushje telefoni refugjatëve. raporton Presheva.AL
Ata kanë ngritur tendën me 78 priza të rrymës të vendosur në një dërrasë ku refugjatët i mbushin telefonat pa pagesë dhe më pas vazhdojnë rrugën për në Autobus, gjithashtu edhe kanë ngritur një tendë për gratë dhe fëmijët të strehohen nga shiu që këtyre ditëve ka filluar në vendin tonë. © Presheva.AL