Arifi dhe Mustafa nisen për në SHBA, Musliut nuk i lejohet viza
Me ftesë të Ligës Shqiptaro-Amerikane delegacioni nga Lugina e Preshevës, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi dhe ai i Preshevës Ragmi Mustafa sot janë nisur për në SHBA, Vashington DC dhe Nju Jork ku do të zhvillojnë takime të ndryshme me zyrtarë shtetërorë.
Liga Shqiptaro Amerikane në Shtetete e Bashkuara të Amerikës, ka mesi i muajit shtatorë i ka dërguar ftesë kryetarit të Bujanocit Nagip Arifit, atij të Preshevës Ragmi Mustafës dhe kryetarit të Këshillit Kombëtarë Shqipëtarë Jonuz Musliut, për vizit në Vashington.
Për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka udhëtuar Kryetari i Komunës Nagip Arifi dhe Ai i preshevës Ragmi Mustafa, ndërkaq siç ka mësuar BujanociNet jozyrtarisht kryetari i KKSH Jonuz Musliu nuk ka mundur të udhëtojë për në SHBA sepse nuk iu ka lejuar viza e udhëtimit. Kjo ftesë është bërë me rastin e zhvilimeve të fundit që kanë ndodhur në Luginë të Preshevës, formimi i Asociacionit, situata politike dhe e sigurisë.
Liga Shqiptaro-Amerikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka marrë iniciativë për një vizitë të përfaqësuesve institucional të Luginës për në Vashington DC, ku do të takohen me përfaqësues të lartë të Stejt Departmentit Amerikan, për ti njoftuar nga afër me situatën në Luginë të Preshevës.
Në ftesën e Ligës Shqiptaro-Amerikane dërguar krerëve institucional të Luginës është thënë se, zhvillimet e fundit politike dhe shoqërore, çështja e themelimit të Asociacionit, refugjatët, por edhe vazhdueshmëria e diskriminimit politik që po i bëhet popullit etnik shqiptar në Luginë, si dhe mosveprimi në mënyrë proaktive i Tiranës dhe Prishtinës zyrtare, janë indikacione kyçe që kërkojnë një involvim më të drejtperdrejtë të politikës së jashtme Amerikane në këtë proces.
E gjith kjo ka ardhur pas konsultave që ka bërë Liga Shqiptaro-Amerikane me miqtë e tyre në Vashington DC (në Kongres dhe në Administratë), dhe është propozuar që urgjentisht të behet një vizitë zyrtare nga një delegacion kombëtar i Shqiptarëve të Luginës në Vashington./BujanociNet/