Lajme

Regjistrimi i fëmijëve të sapolindur nga janari bëhet online

Nga janari në vend të 50 dokumenteve fëmijën tuaj të sapolindur do të mudn ta regjistroini me vetëm një dokument, prindërit nuk do të jenë të obliguar të vizitojnë sportelet e shumta për dokumentacione.

Qytetarët e Serbisë nga janari i vitit të ardhshëm nuk do të vizitojnë sportelet e shumta për të raportuar lindjen e fëmijës dhe të sigurojnë dokumentacionet sepse me ndihmën e portalit të qeverisja qytetarët apo pridnërit e foshnjës të posalindur me një letër të vetme do të jenë në gjendje të marrin pesëdhjetë dokumente ka njoftuar dje Ministrja e Adminstratës Shtetërore dhe Pushteteve Lokale Kori Udoviçki.

Bëhet fjalë për projektin “Bebe mirësevjen në jetë“ i cili që në lindje do ti shpëtoj prindërit nga njëzet sportele që foshnja të bëhet qytetarë i këtij shteti ka spjeguar Kori Udoviçki. Në këtë mënyrë përmes portalit e– uprava apo –e-qeveri do të mund të kryhet regjistrimi i fëmijs në librin amzë, regjistrin e lindjeve, vendbanimin e shumë të tjera. Udoviçki ka thënë se, se në fazën e parë të gjitha kërkesat ligjore dhe teknike do të jenë të gatshme në janar të vitit te ardhshëm dhe njëzet dokumentacionet që kanë qenë të nevojshme për regjistrim të fëmijës do të reduktohen në një dokument të vetëm.

Ministrja në fjalë me dekanin e FON-it Milan Sukoviç ka nënshkruar Marrëveshjen e bashkëpunit të Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale dhe FON-it./BujanociNet/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button