Alternativa për Ndryshim viziton qendrën e refugjatëve në Preshevë (Video)
Përfaqësues nga Alternativa për Ndryshim së bashku me kryetarin Shqiprim Arifin kanë vizituar qendrën e refugjatëve në Preshevë.
Vizita e tyre gëzoi edhe banorët në St.Hekurudhor, sepse Alternativa është partia politike e parë që ka vizituar qendrën dhe ka shikuar për së afërmi gjendjen e mjerueshme të refugjatëve në vendin tonë, dhe banorëve që tash e sa muaj përballen me vëshitrësit nga numri i madh i refugjatëve.
Një banorë anonim nga St.Hekurudhor për Presheva.AL u shprehë se banorët që jetojnë afër qendrës pë pranim janë të zhgënjyer nga pushteti lokal që tash bëhen 2 muaj dhe askush nuk ka ardhur ti vizitoj dhe për ti dal në ndihmë refugjatëve sirian, ku sipas të dhënave të fundit mbi 200 mijë kanë kaluar nëpër Preshevë.
Shqiprim Arifi iu falenderua banorëve vendas për mirësjelljen e tyre që i kanë bërë refugjatëve sirian, ku shumë banorë kan hapur edhe i kanë futur në shtëpit e tyre netëve me shi gratë dhe fëmijët. Presheva.AL
https://youtu.be/W7rNDiGhL3o