Bujanoc: Qendra e pranimit për refugjatët është gati
Ministri për punë dhe çështje sociale Aleksandar Vulin ka vizituar sot qendrën e përkohshme për pranimin e migrantëve në Bujanoc me të cilën do të pakohet numri i atyre në Preshevë.
Në qendrën e Bujanocit do të mund të regjistrohen rreth 1500 migrantë në ditë, dhe nga dimri e shiu në të mund të strehohen deri 150 persona. Vulin ka thënë se qendra në Bujanoc do të mbetet e hapur sipas nevojës. “Në qendër do të ndahet ushqimi, mbrojtja shëndetsore si dhe regjistrimi.
Kjo dotë kontriboj që të shmanget turmat në Preshevë kur përnjëherë paraqiten një numër i madh i emigrantëve” ka thënë Vulin. Ai ka thënë se me hapjen e qendrës në Bujanoc i ndihmon migrantëve që të presin më pak dhe se në Preshevë do të shmangen skenat kur nga Maqedonia kanë ardhë nga 7000 migrantë përnjëherë. Ministri ka thënë se shteti e rregullon transportin e migrantëve deri tek qendra e regjistrimit sikurse që është e rregulluar edhe në Preshevë. “Migrantët nuk i detyrojmë. Ata duhet të kalojnë regjistrimin, por se a do të vazhdojnë tutje apo jo, ajo është vendim i tyre. Ata paguajnë biletat e tyre” ka thënë Vulin./BujanociNet/