Lajme
Në Preshevë arrijnë 20 vullnetarë në ndihmë të refugjatëve
Ditët e kaluara në Preshevë mesatarisht kanë kaluar rreth 4000 refugjatë nga lindja e afërt, ndërsa që nga mëngjesi sot nuk është vërejtur ndonjë numër i madh i atyre që vijnë nga Maqedonia.
Pas regjistrimit, migrantët menjëherë vazhdojnë rrugën me autobus drejt qytetit të Shidit.
Në Preshevë sot kanë arritur rreth 20 vullnetarë, kryesisht mjek nga pesë organizata humanitare nga Bosna dhe Hercegovina, Franca dhe Serbia.
Në vende të caktuara jashtë qendrës për pranim, përveç mjekëve që punojnë, do ti ofrohet ndihmë mjeksore migrantëve.