Nëse dëshironi që të keni folia në vetura, përgaditni rreth 300 euro
Situata me dritaret e veturave me folia më në fund ka përfunduar, tani më gjithçka është qartësuar se në cilat dritare mund të vendosen folia, kush e bën ekzaminimin, kush e jep atestin dhe sa do të kushtoj.
Në dritaret e veturave mund të vendosen vetëm ato folia që kanë atest–çka do të thotë se ato që kanë kaluar kontrollime të caktuara dhe përmbushin kushtet e caktuara. Ngasësit e automjeteve nuk guxojn të prekin ndërsa dritaret e parë anësorë tek shoferi dhe Shoferi dhe ndihmës shoferi mund të errësohen, por nëse ato janë 30% të errësuara.
Dritaret e ulësve të pasme dhe mbrapa mund ta errësojnë sa të duan gjë që ata edhe mund ta ngjyrosin. Shoferët folit që i vendosim në vetura duhet të kenë atestin e vet, mirëpo ata duhen të kenë kujdes pasi që pas ngjitjes vetura me folie duhet të kaloj testin, duke ditur se shumica e veturave kanë fabrikisht ngjyrosje të xhamave, dhe me vendosjen shtesë të folijave, mund dhe të kalojnë normën e lejuar prej 30%.
Momentalisht procedurën e atestit e kryen vetëm qendra për moto vetura e autolidhjes së Serbisë AMSS dhe ngasësit e automjeteve për ta kaluar kontrollimin, duhet që nga përfaqësuesi gjeneral për import të veturave në Serbi të marrin pëlqimin për ngjitjen e foliave. Disa përfaqësues të veturave këtë e japin pa pagesë, disa paguajnë në mënyrë simbolike e disa paguajnë edhe deri 100 euro. Çmimet për të bërë atestin nuk janë edhe aq të vogla vërtetimi nga prodhuesi i veturës kushton 10.000 dinarë, Taksa e administratës republikane 300 dinarë.
Përpunimi i dokumentave 3300 dinarë, dhënja e vërtetimit 3000 dinarë, kontrollimi i atestimi: 4800 dinarë dhe kontrollimi teknik nga 800 – 2000 dinarë gjithqka mvaret nga tipi o veturës. Nëse shoferi posedoni një veturë të tipit Renault, përfaqësuesi për Serbi për ta dhënë dokumentin e kërkuar kërkon 12.000 dinarë, nëse nuk dëshironi të keni probleme me policinë, atherë ju duhet të paguani ngjitjen e folijave nga 5000 – 10.000 dinarë, Vërtetimi i prodhuesit 12.000, Testimi i kompletuar: 13.000 dinarë. Kjo do të thotë se ngjitja e folive me tërë procedurën mund të kushtoj rreth 34.000 dinarë. Ndërsa ngasësit e automjeteve që nuk i posedojnë këto dokumenta dhe i kanë foliat duhet ti hjekin pasi që pasojnë edhe denimet me ligjë./BujanociNet/