5500 qytetar i thanë po kthimit të gjykatës themelore në Preshevë (Video)
5.500 është numri i qytetarëve qe i than PO kthimit të gjykates themelore në Preshevë.
Alternativa për Ndryshim parti kjo e cila ka marrë iniciativën për petecion, pra grumbullimin e nënshkrimeve për kthimin e gjykatës themelore në Preshevë.
Ata sot mbajtën konferencë për media pranë goodinës së gjykatës në Preshevë për të njoftuar opinionin dhe për ti falënderuar për përkrahjen e tyre në dhënjen e nënshkrimit për kthimin e gjykatës.
Shqiprimi Arifi kryetar i partisë Alternative për Ndryshim para mediave tha se kemi arritur ti grumbullojmë mbi 5000 nënshkrime nga qytetarët e komunës së Preshevës për kthimin e gjykates dhe shprehi falenderim për gjithë ata qytetarë që kanë dhënë kontributin e tyre me dhënjen e nënshkrimit për kthimin e gjykatës themelore në Preshevë, raporton Presheva.AL
Anëtarët e komisionit janë angazhuar dhe kanë bër një punë të pa lodhshme për grumbullimin e nënshkrimeve tha Enver Aliu-jurist i diplomuar. Enver Aliu-jursit i diplomuar mendon dhe shpreson se me dorëzimin e këtij peticioni do të marrin përgjigje pozitive dhe shumë shpejt gjykata themelore do te kthehet në Preshevë.
Peticioni në fjalë do të dorëzohet në ministrin e drejtësisë, këshillit të lart të drejtësisë, komisionit evropian, OSBE-së, këshillit të drejtave të njeriut dhe pakicave, Onbusmanit, Trupit koordinues dhe ambasadave të huaja të akredituara në Beograd, raporton Presheva.AL
Shpresojmë se gjykata themelore do të kthehet sërish në Preshevë që qytetarët tanë të mos malltretohen të udhëtojnë për një dokument në Bujanoc e Vranjë, çka i dëmton mjaft ata. Presheva.AL