Lajme

Peticioni i qytetarëve për kthimin e gjykatës i dorëzohet institucioneve relevante

Qytetarët e Preshevës ka disa vite që po ballafaqohen me mungesën e institucionit të drejtësisë. Për të mbaruar edhe punët më të vogla që kanë të bëjnë me gjykatën themelore apo prokurorinë ata duhet të humbin një ditë të tërë dhe të harxhohen finansiarisht për të udhëtuar deri në Bujanoc ose në Vranjë. Kjo brengë e qytetarëve u identifikua lehtë nga Alternativa dhe pas analizave të zgjidhjeve të mundshme të këtijë problem, u zgjodh arma më e fuqishme demokratike e paraqitjes së kërkesave të qytetarëve, peticioni. Me reformat e gjygjësorit në Sërbi, përshkak të bojkotimit të regjistrimit të popullsisë nga politikanët tanë, Presheva rezultoi pa këto dy institucione. Meqë qeverisja lokale asnjëherë nuk ndërmorri asgjë as edhe për ta ngritur si çështje këtë problem, Alternativa me kryesinë e saj dhe me aktivistët inicoi peticionin e mbështetur pa rezervë e pa asnjë hezitim nga një pjesë e konsideruar e qytetarëve të të gjitha nacionaliteteve që jetojnë në qytetin e Preshevës. Përgjatë 3 javësh Alternativa kishte mbledhur 5500 nënshkrime nga qytetarët e Preshevës.
Kryetari i Alternativës, Shqiprim Arifi ka deklaruar se kjo formë e kërkesës e shprehur përmes peticionit me nënshkrimet e tyre është e drejtë e të gjithë qytetarëve të moshës madhore për të kërkuar direkt diçka nga institucionet konkrete.
Ndërsa Shkëlzen Limani koordinator i komisionit i këtij peticioni brenda Alternativës u shpreh se qytetarët e kanë pritur shumë mire e mjaft të qëlluar këtë formë të shprehjes së kërkesës nga ana e qytetarëve. Po ashtu ai potencoi se gjatë kontakteve me qytetarët në teren ka vërejtuar se shumica e qytetarëve kanë qenë të njoftuar me procesin, e se kanë identifikuar me emra dhe pozita fajtorët e shkakut të largimit të institucionit të drejtësisë nga qyteti i Preshevës.

Shqiprim-02
Me përfundimin e mbledhjes së nënshkrimeve më datë 26.10. 2015 kryesia e Alternativës me vendim unanim ka vendosur që peticoni me nënshkrimet e qytetarëve ti dërgohet 12 institucioneve që do të kenë ndikim direkt ose indirekt për realizimin e kësaj kërkese.
Meqë zyra e misionit të OSBE-së në Bujanoc ka mar pjesë në shumë procese që kanë ndikuar në demokratizim dhe prosperitet të regjionit tonë, u zgjodhën si të parët për të dorëzuar peticionin. Kjo zyre do të përdoret si dritare e promovimit të kësaj kërkese legjitime të qytetarëve tonë tek institucionet ndërkombëtare në Sërbi
Ndërsa ambasada e Shqiprisë në Beograd organizoi pritje të veçantë për pranimin zyrtar të peticonit, e që pas takimit përfaqesuesit e ambasadës u shprehën se peticoni është i kompletuar si dosje dhe ka brenda tij të përfshier të gjitha aktet juridike dhe është në pajtim me ligjet në fuqi për realizimin e peticioneve. Ambasada e Shqiprisë do të përdoret si urë nëmes nesh dhe qeverisë shqiptare, meqë raportet e ndërtuara me këtë ambasadë janë vëllazërore e profesionale.
Po ashtu një mbështetje e qëndrueshme u sigurua edhe nga ambasada e Turqisë ku gjithashtu u organizua një pritje e delegacionit të Alternativës, ku përveç dorëzimit të peticionit dhe informimit për hapat e mëtutjeshëm në lidhje me këtë iniciativë u bisedua edhe për tema të tjera e ndër më të rëndësishmët qasja e përbashkët drejtë sigurimit të investimeve në Preshevë si dhe për numrin e vogël të bankave në qytetin tonë.
Në formë zyrtare, e pranuar si kërkesë legjitime dhe e arsyeshme, peticioni u dorëzua në Ministrinë e drejtësisë dhe në këshillin e lartë Gjygjësor. Ky peticion iu dorzua kryetarit të Republikës së Sërbisë Tomislav Nikolliq dhe kryeministrit Aleksandar Vuçiq në formë zyrtare. Gjithashtu peticoni iu dorzua Zyrës për minoritete dhe të drejtat e njeriut, avokatit të popullit, zyrës së Trupit koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në Beograd.
Të gjitha institucionet e përmendura peticionin e konsideruan si legjitim si dhe kërkesa e parashtruar u pranua si me bazë dhe u morën premtime për fillimin e menjëhershëm të shqyrtimit të kërkesës së qytetarëve të shprehur përmes nënshkrimeve.

Shqiprim-03

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button