Lajme

AKP fiton bindshëm në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Turqi

Partia e kryeministrit turk, Ahmet Davutoglu, është fituese e zgjedhjeve të parakohshme në Turqi, të cilat u zhvilluan pas zgjedhjeve të 7 qershorit kur AKP humbi shumicën dhe me muaj të tërë nuk u arrit formimi i qeverisë së re.

Sipas rezultateve jozyrtare, pas %93.56 të kutive të hapura, AKP kryeson me 49.01%, para partisë CHP e cila ka fituar 25.89%, MHP me 12.15% dhe HDP me 10.46%.

Rezultatet e sotme ku AKP pritet të fitojë mbi 310 deputetë, i mundësojnë partisë së kryeministrit Davutoglu formimin e vetme të qeverisë së re.

Ndërkohë, opozita turke ka pësuar një rënie të thellë pas zgjedhjeve të qershorit. Votat i ka ruajtur partia e majtë CHP, ndërsa partia nacionaliste MHP ka pësuar një rënie të thellë me 5% ose gjithsej 44 deputetë të fituar nga 80 sa kishte ndërsa partia pro-kurde HDP ka pësuar rënie me 3% duke humbur 21 mandate deputetësh.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button