Horror në New York, makina shtyp 3 persona mes tyre një shqiptar (FOTO LAJM)
Një ngjatrje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në New York gjatë festës së Halloweenit. Mësohet se si pasojë e një aksidenti të rëndë kanë humbur jetën tre persona, mes tyre një 24 vjeçar shqiptar.
Viktima është identifikuar si Kristian Leka, 24-vjecc dhe së bashku me të dhe një vajzë 10 vjeçare dhe një 65-vjeçar.
Sipas mediave amerikane raportojnë se gjithçka ndodhi të shtunën pasdite në rrugën Morris Park Ave të qytetit të Bronxit. Një automjet tip Dodge që drejtohej nga 52-vjeçari, Hoëard Unger, ka kaluar me shpejtësi duke duke u përplasur në fillim me një makinë të parkuar Toyota ngjyrë të zezë dhe më pas është ngjitur në trotuar duke goditur një grup fëmijësh me prindërit e tyre të cilët kishin dalë në shetitjen tradicionale, derisa është ndaluar në një gardh të një shtëpie pranë.
I riu shqiptar mësohet se humbi jetën në tentativë për të shpëtuar të motrën, Fiona, vetëm 10 vjeç, e cila mbeti e plagosur në aksident. “Kristiani u përpoq të shtyjë motrën e tij, makina doli shumë shpejt dhe ai e shtyu atë nga rruga. Ai e shpëtoi të motrën, por makina e goditi atë dhe ai hyri në mur. Koka e tij u shtyp. Unë nuk e di se çfarë e shtyu shoferin për ta bërë këtë” mësohet të ketë thënë xhaxhai i Kristianit, Lulsh Kanaj, 64 vjeç.
E mitura mësohet se ka thyer krahun, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. E plagosur në aksident mbeti dhe 21 vjeçarja shqiptare Greta Leka dhe një vogëlushe 3 vjeçare.
Ndërkohë policia po heton mbi rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, pasi ende nuk është e qartë nëse 52-vjeçari ka pësuar ndonjë goditje në zemër, apo vuan nga probleme mendore.