Lajme

Foto e xhandarit në Preshevë po bën gjiron e botës, Ja si u kujdes ai për fëmijët sirian

Kjo fotografi po bën gjiron e botës në foto shihet policia speciale ose “zhandermarija” duke u kujdesur për fëmijët sirian për derisa prindërit e tyre po prisnin në rradhë për regjistrim.

Foton e ka postuar Rachel Thompson nga Britania e Madhe në profilin e saj në Facebook, Rachel është një vullnetare që ndihmon refugjatët në rrugëtimin e tyre, ajo i ndihmon atyre se nga të shkojnë dhe si të regjistrohen, raporton Presheva.AL. Ajo aktualisht është në Preshevë.

Siç mëson Presheva.AL ajo në status ka shkruar “Ky është njëri nga momentet më emocionale gjatë qëndrimit tim në Preshevë, Serbi. Fëmijët duke fjetur pa mbulesa për derisa prindërit e tyre presin në rradhë për regjistrim që ti marrin dokumentet.

Njëri nga policët special “zhandermari” e pa që koka e vajzës ishte në tokë, ai shkoi tek ajo dhe butësisht vendosi batanije nën kokë e saj, dhe pastaj u sigurua që të gjithë fëmijët e tjerë të jenë të mbuluar mirë dhe të mos ken ftohtë. Kjo që pash më preki shumë dhe më theu zemrën.” shkruan Rachel nga Britania. Presheva.AL

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button