Lajme

Vizita e parë e ministres serbe të bujqësisë në Preshevë dhe “rezultatet” e vizitës

Kur për herë të parë një ministre e bujqesisë vizitoi komunen e Preshevës ngjalli shpresë te bujqit dhe blegtoret vendas se më në fund diçka do të ndodh që të përmirësoj punën dhe jetesën e tyre tashmë të lodhur.

Në një vend si komuna e Preshevës me shkallën më të lartë të papunsisë një pjesë e madhe e banorëve meren me bujqësi dhe blegtori duke u munduar të zbusin sado pak gjendjen e tyre ekonomike të rënduar.

Shumë bujq nga komuna e Preshevës ishin në takim për tia shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me problemet me të cilat hasen cdo ditë.

Për ta dukej e rëndësishme thirrja e ministres për të pasur besim se më në fund kërkesat e tyre do të meren parasysh.

Problem kyç në këtë sfer u theksua se ishte mungesa e një inspektori republikan veterinar, te nacionalitetit shqiptar po dhe me vendbanim ne komunen e Presheves i cili prioritet do te kishte mbi te gjitha informimin – edukimin e bujqeve, blegtoreve dhe do te ishte dhe vepronte cdo ditë në këtë teritor për të bërë të mundur zgjidhjen e problemeve te shumta, probleme te cilat kane te bejn drejtperdrejt me shendetin publik te qytetarëve sic është shitja e mishit te pakontrolluar, mungesa e thertores dhe si pasoj vazhdimisht bashkeqytetaret tane vazhdojne të paguajnë denime për “gabimet” per t cilat ata me se paku jane pergjegjes. Eshte e papranueshme qe te denohet pse ka therur kafshen ne kushte shtepiake kur nuk egziston thertorja, eshte e papranueshme qe si komune të mos kemi të paktën një inspektor veterinar Republikan kur jemi në një zonë kufitare ku dhe mundësit qe te hyjë ilegalisht edhe kafshë me sëmundje të ndryshme sic jane zoonozat (semundje qe transmeohet nga kafsha te njerzit bruceloza , leukoza..) jane te medha.
E nga gjithe keto demtohen qytetaret si nga ana e “xhepit” po ashtu dhe e shendetit.
Nje inspektor qe nuk ka nje orar pune te rregullt ne Presheve nuk do tia arrinte ti zgjidhte keto problem me nje dit pune ne muaj !
Ne intervistesen e saj Ministrja e Bujqesis znj Snezana Boskovic Bogosavljevic premtoi qe shume shpejt kto dy probleme do te gjejn zgjidhje , po edhe sot pas kaq muajsh asgje nuk ka ndryshuar !

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button