Lajme
Ndërron jetë në moshë të re intelektuali kumanovar Artan Limani
Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë intelektuali shqiptar nga Kumanova, Artan Limani. Ai kishte diplomuar në Universitetin e Prishtinës, ku ishte shembull jo vetëm si student por edhe si shok dhe kolegë i dalluar. Vdekja e gjeti në detyrën e notarit në Kumanovë. Ai rrjedh nga familje intelektualësh, sepse babai i tij Mustafë Limani ka qenë ndër profesorët më të dalluar të historisë në Kumanovë e rrethinë.