Viti 2015 – Presheva pa ujë të pijshëm!
Të mësuar që mungesa e ujit në qytetin e Preshevës të ndodh si fenomen i rregullt gjatë muajve të verës, prej dhjetë ditësh banorët e qytetit po ballafaqohen me mungesë të ujit të pijshëm edhe në këtë periudh të vitit. Planifikimi i gabueshëm i harxhimit të parave publike i lidhur ngusht edhe me keqmenaxhim të institucioneve publike, qytetarin e Preshevës, në vitin 2015 pas gjithë atyre investimeve dhe subvencioneve të harxhuara, e sjell në mungesë të plotë të standardeve higjieno-sanitare.
Mbi dy decenie komuna e Preshevës ndan mjete finansiare për funksionimin e ndërmarrjes publike “Moravica” që është përgjegjëse për mirëmbajtjen dhe funksionimin e ujësjellësit. Sa për ilustrim, në vitin 2014 subvencioni për këtë ndërmarrje ka qenë 24 milion dinar ose rreth 200.000,oo euro, për vitin 2015 ky subvencion ka qenë afërsisht i njejtë, rreth 22 milion dinar. Mungesa e kontejnerave të mbeturinave, mungesa e përkujdesjej ndaj hapsirave publike, parregullsi në ofrim të shërbimeve si dhe dukuri tjera negative janë ato që e përcjellin punën e këtij institucioni publik, menaxhmenti i të cilit si duket nuk po mundet të koordniohet me komunën dhe të gjejë një zgjidhje afatgjate për problemet e përmendura e sidomos çështjen e mungesës së ujit të pijshëm.
Komuna e Preshevës si themeluese e këtij institucioni, është përgjegjëse direkte për pasojat negative që reflektohen në jetën e qytetarit përshkak të keqmenaxhimit të tij.
Është mëse e qartë, që me këso ide dhe me këtë mungesë të vizionit komuna e Preshevës, e udhëhequr në këtë mënyrë, nuk ka kapacitete por si duket edhe ka mungesë vullneti që këto çështje ti zgjidh me sukses. Alternativa lut qytetarët e Preshevës për durim, ti falin për mosdijen por mos të harrojnë, dhe pas pak muajve të i denojnë me votë ata që po meren më tepër me veten e tyre e aspak me qytetarët.
NDRYSHIMI PO VJEN, dhe bashkë me ndryshimin edhe zgjidhjet efikase të problemeve me të cilat ballafaqohemi!