Buxheti i Preshevës , veç për asfalt e beton ?
“Është fatkeqësi që edhe pas 15 vitesh pas konfliktit të armatosur dikush flet për arritje tejet të mëdha , në një kohë që shqiptarët në komunë të Preshevës do duhej të kishin thuajse të gjitha të drejtat e realizuara, e jo të jenë në një pozit pa shtegdalje, dhe kjo qeverisje është duke vendnumëru në vend .
Rasti i “i humbjes së gjykatës themelore është një nga më eklatantët ku janë shkelur të gjitha të drejtat e mundshme njerëzore, mbyllja e disa bankave si : Alpfa bank, procredit bank, mbetja e qytetit pa stacion të autobusave, mos hapja e vendkalimit kufitar Miratocë – Llojan, heqja e lapidarit, , një shakallë enomer e papunësis deri 92% e popullatës ,burgosja e librave të donuara nga Minsitria e arsimit të Kosovës në terminalin në Preshevë , mos privatizimi i RTP-së dhe humbja e vendeve të punës së 24 punëtorëve të këtij televizioni ”, kurse pushtetarët tanë as që bëjnë zë për këto raste që prekin kapilarët e e çdoshqiptari me dhimbje deri në palcë. Janë ngatërruar tej mase gjërat, pasi kjo situat e krijuar në Preshevë është bërë diçka abnormale, , pasi që ne vetë qytetarët i çuam atje si të deleguar ku janë në pozicionet e tyre, të qeverisjes aë pushtetit lokal dhe ne disi po frikohemi të i themi ,, STOP” matrapazëve politikë, dhe ka ardhë koha e fundit që gjërat ti kthejmë në normalitet.
“Mjafton tu bëhet një rishikim pasurisë se tyre të shtuar qysh se erdhën në pushtet, shtëpitë e ndërtuara, pronat, udhëtimet, veturat super të shtrenjta të blera për ditëlindjen e fëmijëve të tyre, pronat e regjistruara( banesa në Kosovë ) të blera në emër të familjarëve…etj etj… kur rroga e tyre nuk mundëson më shumë se të jetuarit një jetë normale dhe jo të shtojnë për qindra herë e pasurinë që e kanë shtuar për 10 vite të qeverisjes lokale , këto do të ishin dëshmi për çdo zyrë finance në nivel qendror të qeverisë për hetim deri në palcë e rrënjë.
Kjo po bëhet përmes tenderëve korruptiv në mbledhjen e hiseve të tyre me pallogaridhënje, pa transparencë dhe me kamuflazh totale; me emra të firmave tjera e duke u pasuruar stafi i tij klanor e fisnor deri te vet kryetari Ragmi Mustafa . E çfarë i mbetet qytetarit, i cili po duhet të vuaj pasojat e një klase të dështuar politike të kësaj komune.Nëse kjo e keqe nuk luftohet që të shkulet me rrënjë, ajo do të na vras përgjithmonë dhe përfundimisht ka për ta shndërruar këtë vend të braktisur nga rinia , ku askush nuk mund të jetoj dinjitetshëm. Nëse opozita nuk bashkohet , shoqëria civile, bashkësit fetare, drejtuesit tjerë institucional, partia e sapo themeluar,, ALTERNATIVA”, nuk marrin masa urgjente për ti ndaluar keqpërdoruesit e parasë në Preshevë, atëherë të gjithë do të paguajmë një çmim që gjeneratat e ardhshme nuk do t”na falin. Kështu po vazhdohet edhe sot me disa rrugë ku shtrohen me kupëza betoni nëpër të gjtiha fshatrat e komunës së Preshevës dhe në disa rrugë brenda qytetit dhe të gjitha këto bëhen jashtë planifikimit buxhetor, në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik pa procedura tenderuese pa oferta konkurruese.”, , duke shtuar se kjo është pafytyrësia e një pushteti, i cili për këto keqpërdorime të ngjashme asnjëherë për 14 vite nuk është të ballafaquar me organet e drejtësisë, edhe kjo le të jetë një sprovë që të merret më së shumëti opozita dhe e ka obligim për këto dyshime të angazhoj organet e hetuesisë dhe mos ta miratoj buxhetit e vitit 2016-të.
Me këtë analizë kritike, kam paraqit pikpamjen time si qytetarë rreth menaxhimit te buxhetit nga ana e komunës së Preshevës pasi këtë vitë janë ndarë mjete për shtrimin e trotuareve me kocka betoni , renovimin e objekteve shkollore, , rregullimin e kanalizimeve , zgjerimin dhe rehabilitimin e rrugëve në nivel lokal dhe komunal, asfaltimin e rrugëve etj dhe kërkoj të japin përgjegje dhe shënime më të hollësishme Komisioni për buxhet dhe financa nga komuna e Preshevës për këto pyetje që ia adresoj më pushetit lokal :
- Cilat janë shërbimet kontraktuese të komunës lidhur me tenderimet e bëra dhe lidhja e kontratave me punëdhënsit në Preshevë , kerkohet që të specifikohen se cilat firma kan qen të privelegjuara nga ana pushtetit lokal?
- Të kërkohet reprezentacioni (Restorantet ku janë dhënë drekat nëpër restorantet ku janë pritur delegacionet e jashtëme) sa është vlera e shpenzimeve të mjeteve nga buxheti , sa mjete janë nga Buxheti komunal për KNSH-në ?
- Sa automjete ka Komuna dhe sa ka qen shpenzimet e derivateve për këto automjete për një vitë dhe në cilat pompa janë furnizuar këto automjete , kërkohet një raport për çdo institucion ku është themelues komuna ?
- Për mallrat dhe shërbimet tjera kërkohet transparenca dhe arsyeshmeria për shpenzimet e bëra.
Dyshohet se janë bërë shpenzime enorme për pozicionet që janë të lidhura me komodotetin e zyrtarëve të Komunës së Preshevës dhe rehatin e tyre si:
- Për udhëtime zyrtare në Kosovë, Shqipëri, vizita e kryetarit në SHBA, drekat zyrtare dhe akomodimet e bëra jasht vendit. Sa para jane shpenzuar ?
- Per telefoni mobile sa janë shpenzuar dhe servisim të automjeteve, regjistrimin e tyre ?
A do të jetë në gjendje opozita si forcë politike të përmbysin këtë mendësi të keqeverisjes me mos miratim të buxhetit e vitit 2016-të dhe rrjedhimisht vasale të politikëbërjes aktuale, na mbetet jo vetëm të shpresojmë, por edhe që secili prej nesh të japë mundin e vet që kjo të mosndodhë dhe mospërsëritet mëtutje.