Lajme

OSBE ndan çmimet “Personaliteti i vitit”, edhe Presheva nderohet për refugjatët

Shefi i misionit të OSBE-së në Serbi, Peter Burkhard ka ndarë dje në Beograd çmimet “Personaliteti i vitit”, Zyres për të Rinj nga Presheva, anëtares së Këshillit për luftë kundër korrupsionit, Miroslava Milenoviq, dhe oficeres Marija Randjeloviq nga Shërbimi policor nga Nishi, njofton B92, transmeton Titulli.com.

Zyra për të rinj nga Presheva, e ka fituar këtë çmim për aktivizim rinor dhe respektimin e të drejtave të njeriut gjatë krizës së refugjatëve, ndërsa çmimin në emër të kësaj zyre e pranuan Agon Ajeti dhe Valon Arifi.

“Misioni i OSBE-së ndihmon në mënyrë aktive në forcimin e të drejtave të njeriut në Serbisë, respektimin e ligjit, në institucione demokratike. Më vjen mirë që këto çmime i ndajmë ndërmjet Samitit ministrot dhe 10 dhjetorit, Ditës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, tha Burkhard në solemnitetin e mbajtur në hotelin Hajat të Beogradit.

Agon Ajeti dhe Valon Arifi, nga Zyra për të rinj e Preshevës, theksuan që me ndihmën e vullnetarëve ndihmojnë refugjatët në jug të Serbisë.

“Ky çmim na stimulon që të punojmë edhe më shumë, jo vetëm me refugjatët por edhe në respektimin e të drejtave të njeriut në Preshevë”, tha Arifi, transmeton Titulli.com.

Çmimi “Personaliteti i vitit” ndahet që 10 vite radhazi për individë të caktuar të Serbisë që kontribuojnë në promovimin e vlerave që përfaqëson OSBE-ja./Titulli.com/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button