Daçiqi: Në Serbi s’mund të mësohet nga librat që shkruajnë se Kosova është e pavarur
Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq ka thënë sot se Serbia respekton të drejtat e minoritetit shqiptar, por në shkolla nuk mund përdoren librat nga Kosova ose Shqipëria në të cilat shkruan se Kosova është e pavarur.
„Ju doni që librat nga Kosova ose nga Shqipëria të përdoren në Serbi, që në Serbi të mësohet se Kosova është e pavarur, se Deçani është pjesë e një dinastie tuaj. Kjo nuk do të ndodhë, mund të thirreni në çka dhe në kë të doni”, ka thënë Daçiq.
Zëvendëskryeministri i Serbisë i tha këto fjalë duke iu përgjigjur deputeti shqiptar nga Lugina e Preshevës Riza Halimi, i cili, njofton tanjug, gjatë debatit për buxhetin për vitin e ardhshëm, foli për të drejtat e shqiptarëve në Luginë për të cilat tha se nuk respektohen, transmeton Koha.net.
„Populli serb në Shqipëri do të ishte shumë i lumtur sikur të kishte edhe 10 herë më pak të drejta se sa që ju keni këtu, ata nuk mund të kthejnë mbiemrat e ndryshuar, kanë problem me organizimin e tyre, nuk kanë këshill kombëtar, për çfarë flisni.
Po flisni për arsimimin në gjuhën shqipe në Serbi, kjo ënjtë utopi për popullin serb në Shqipëri”, i ka thënë Daçiq Halimit, natyrisht pa përmendur të drejtat e serbëve në Kosovë dhe pa dashur të bëjë krahasimin e tyre me pozitën e shqiptarëve në Serbi.
Në terminalin doganor të Preshevës tash e katër muaj po mbahen të bllokuar nga pushteti serb qindra mijëra libra mësimi për filloristë e shkollarë të mesëm që MAShT i kishte dhënë donacion për nënës të Luginës.