Lajme

Serbia në vendin e parë në rajon me rënien e popullatës

Në ish hapësirën e Jugosllavisë aktualisht jetojnë 1.8 milionë popullatë më pak se në regjistrimin e fundit në SFRJ më 1991. Kështu thekson në një analizë agjencia Anadoll.

Në vendet e dala nga ish Jugosllavia aktualisht jetojnë 19.921.197 banorë.

Në Kosovë vlerësohet se jetojnë 1.8 milionë banorë. Në raport me numrin e banorëve në regjistrimin e fundit para shembjes së ish Jugosllavisë rënia më e madhe e popullsisë është shënuar në Serbi, madje 722.335.

Në hapësirën e Serbisë dhe Vojvodinës sipas regjistrimit të vitit 1991 kanë jetuar 7.836.728 banorë, derisa tani, jetojnë 7.114.393 banorë.

Nëse merren të dhënat që sipas vlerësimeve në Kosovë jetojnë 1.8 milionë banorë, kjo është 150.000 më pak se në vitin 1991, kur në Kosovë kanë jetuar 1.954.747 banorë.

BH momentalisht ka 549.690 banorë më pak.

Deri në uljen e madhe, ka shënuar Kroacia madje 545.028. Por Sllovenia ka shënuar ngritje të popullatës në raport me vitin 1991 për 100.268 banorë. Një ngritje të vogël ka shënuar Maqedonia për 35.208 persona.

Ngritje simbolike ka shënuar Mali i Zi dhe atë 6.832.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button