Lajme

Zbutet pagesa e dënimit mbi pronë

Dhjetë herë më pak dënim në rast se nuk paguhet rregullisht apo pjesërisht tatimi mbi pronë, kjo është paraparë me ndyshim ligjin për procedur tatimore i cili hynë në fuqi me 1 janarë të vitit 2016.

Të gjithë qytetarët të cilët nuk paguajnë tatimin deri në periudhën e caktuar kohore, qoftë në aspektin e tatimit mbi pronën, të ardhurat, anije, barkave apo armë, praktikisht do të gjobitet më së shumti 5 mijë dinarë e jo 50 mijë dinarë sa ka qenë deri më tani gjoba.

Këto taksa, paguhen në katër këste, e para nga 15 marsi, e dyta nga 15 maji, i treti më 15 gusht dhe i katërti duhet të paguhet më 15 nëntorë. Dënimet do t’i nënshtrohent secili borxhli edhe nëse është fjala për detyrimin e papaguar prej 200 apo 2.000 dinarë. Risi në fushën e politikës së taksave në vitin e ardhshëm do të ketë politika penale ajo do të jetë më e butë për personin juridik.

Pronarët e biznesit të cilët nuk dorëzojë deklaratën tatimore brenda afatit ose nuk paguajnë tatimin në mënyrë të plotë, në vend që të gjobiten 150 mijë dinarë për ata në vitin e ardhshëm gjoba do të jetë 100 mijë dinarë. Me ndryshimet e ligjit, ndyshon edhe radhitja e shumës së paguar për qëllimin e tatimit.

Deri më tani janë paguar harxhimet për pagesa, pastaj shuma e kamatës së vonuar dhe në fund detyrimi tatimorë kryesorë.
Tani rradhitja është ndryshuar në drejtim të kundërt. Kështu që e gjith ajo që paguhet së pari shkon në borxhin kryesor tatimor, pastaj ato të kamatës dhe në fund te harxhimet e grumbulluara.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button