Mërgimtarët “bllokojnë” Preshevën, qytetarët akuzojnë Komunën (Foto)
Është rritur numri i mërgimtarëve që kan ardhur për pushime në vendlindje për festat e fundvitit.
Kjo po ndodh edhe në Preshevë, qytet i njohur për numrin e madh të tyre gati në të gjitha vendet e Evropës dhe në vende përtej oqeanit.
Mirëpo ardhja e tyre ka shkaktuar kaos në qytetin tonë, ku edhe përkundër premtimeve ende nuk po realizohet ndonjë projekt më i rëndësishëm infrastrukturor.
Kjo fotografi e shkrepur nga Presheva.AL është në rrugën më të frekuentuar “15 Nëntori” ose rrugën kryesore të Preshevës, ku qytetarët u deshën të presin për 15 minuta sepse ishte bllokuar gjithçka, disa banorë për portalin Presheva.AL thonë se kaosi është prezent gjatë tërë ditës.
Ata kërkojnë nga komuna që të fillojë të rregullojë rrugët, dhe te evitoje kete kaos qe me ardhjen e mergimtareve bllokohet e tërë Presheva. © Presheva.AL