Lajme

Drogë në marshin e veturës, cigare në rrotën rezervë

Doganierët në vendkalimin kufitar të Preshevës në bashkëpunim me policinë kanë ndaluar kontrabandimin e 7800 cigareve ndërsa në vendkalimin kufitar Gradina janë zbuluar rreth 50 gram hashish.

Cigaret me akciza të Maqedonisë të llojit “Bond”, “LD”, “Fast”, “Water Wolf” dhe “Pall Mall” ka tentuar të kontrabandoj një çift i ri nga Beogradi.

Cigaret e fshehura janë gjetur në kontrollim të detajuar të veturës “VW Passat” me targa të Beogradit në bagazh, hapsirën për rrotën rezervë, çantë për udhëtim dhe në pjesën e pasme të ulëses.

Kundër vozitësit 19 vjeçar të veturës i cili kishte deklaruar se cigaret i ka blerë në Maqedoni për përdorim personal, është ngritur vepër penale.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button