Lajme

Qendra e Preshevës ende nuk është pastruar nga mbeturinat e mjeteve piroteknike?

Si në çdo qytet edhe në Preshevë u festua viti i ri, ku shumë qytetar e pritën në qendër të Preshevës ku dhe ndriçuan qiellin me fishekëzjarrë të llojllojshme.

E kuptueshmë është që këto mjete pos zbukurimit dhe kënaqësin që japin për festën e ndërrimit të motmoteve ato pas lënë edhe shumë mbeturina.

Foto e shkrepur nga Presheva.AL ju sjell pamjet që gjindet sheshi tashmë 2 ditë dhe ende nuk janë pastruar, madje në qendër ka edhe mbeturina që janë grumbulluar, ku me këto pamje Presheva merr një pasqyrë të keqe para mërgimtarëve që kanë qëndruar këto ditë në vendlindje. Presheva.AL

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button