Lajme
Vetëm 5cm borë dhe rrugët e qytetit të bllokuara
Komuna e Preshevës duket se është zënë në befasi nga bora që ka rënë që nga dje. Rrugët e qytetit janë të papastruara dhe të vështira për qarkullim.
Sipas lexuesve të Presheva.AL, në Preshevë, rrugët në mëngjesin e sotëm kanë qenë plotë me borë dhe shumë vështirë të kalueshme.
Qytetarët thanë se krejt kjo vjen si pasojë që komuna nuk është e gatshme që menjëher ta pastrojë rrugën e lëre më kur të bie edhe më shumë ditëve tjera.
Temperatura në qytet nga mëngjesi ka arritur deri në -7 gradë celcius, dhe ngricat kanë vërshuar rrugët e qytetit.
Siç mëson Presheva.AL deri më tani nuk është raportuar për ndonjë aksident rrugor, por që qarkullimi i automjeteve nuk po bëhet lirshëm. Presheva.AL