LajmeSport

Lugina me talente futbolli, Iliri debuton në kombëtaren U19

Kombëtarja jonë U19 ka luajtur ndeshje miqësore, ndërsa në të ka debutuar telenti 16 vjeçar nga Lugina e Preshevës Ilir Selimi.

Iliri i cili vjen nga Presheva dhe jeton në Lozanë të Zvicës, ka debutuar me të rinjtë e kombëtares në një ndeshje miqësore.

Në një bisedë për presheva.com, Iliri tregon ambiciet dhe dëshirat e tij, duke mos fshehë gëzimin e tij për debutimin e tij në kombëtare.

“Unë luaj në mbrojtje, në të ardhmen dua të ndjek Lorik Canën të cilin edhe e preferoj. Momentalisht luaj për FC Stade Nyonnais në ligën e Zvicrës”.

Iliri ka kohë që merret me futboll dhe tani përfshirja e tij në kombëtare është një sfidë e madhe për të.

Ndihmë të madhe merr edhe nga lojtari nga Lugina Berat Xhimshiti, i cili tashmë luan në kombëtaren e Shqipërisë.

Iliri një ditë dëshiron të luaj për ekipin e Paris Saint Germain. Staffi i presheva.com i uron sukses Ilirit duke përfaqësuar sa më denjë Luginën e Preshevës në arenën ndërkombëtare.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button