Lajme

Preshevës i kthehet bora në fund të javës së ardhshme

Gjatë javës që po vjen do të kemi mot të ndryshueshëm në Preshevë, njofton Accu Weather,transmeton Presheva.AL
Derisa në fillim të javës do të kemi ngritje të lehtë të temperaturave dhe reshje të vogla të shiut, në fund të javës priten reshje të borës.
Të hënën, të mërkurën dhe të enjten do të mbretërojë mot kryesisht i kthjellët. Temperatura minimale do të jetë 5 gradë celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë në 11, transmeton Presheva.AL.

Reshje të vogla të shiut priten të martën dhe të premten, ndërsa temperatura mesatare pritet të sillet rreth 9 gradë celsius.

Në anën tjetër, gjatë vikendit pritet rënie më e ndjeshme e temperaturave dhe borë.

Reshjet e borës të cilat mund të bien të përziera me sasi të vogla të shiut, pritet të fillojnë të shtunën, ku temperatura pritet të bie në zero gradë.

Të dielën intensiteti i reshjeve mund të rritet, ndërsa temperatura, sipas Accu Weather, do të bie në -4 gradë celsius. Presheva.AL

Moti Presheve 10 - 20 janar 2016

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button