Lajme
Në maternitetin e Preshevës për 6 muaj kanë lindur 40 foshnje
Në maternitetin jashtëspitalor të Preshevës i cili ka hyrë në funksion nga 15 korriku, deri tani kanë lindur 40 foshnje.
Sipas drejtorit të shtëpisë së shëndetit në Preshevë, materniteti është i hapur 24 orë në ditë, dhe se problemi me mungesën e kuadrove është zgjidhur në atë mënurë që për disa ditë punojnë edhe katër gjinekologë nga Qendra spitalore e Vranjës dhe shtëpia e shëndetit në Bujanoc.
“Që nga hapja e deri para dy ditësh në maternitetin e Preshevës kanë lindur 40 foshnje. Ne jemi të hapur 24 orë në ditë edhe për qytetarët lokal edhe për migrantët që i pranojmë për kontrollime dhe terapia është falas” ka thënë Sahiti.