Lajme

Policia apelon shoferët: Kujdes gjatë vozitjes në borë e ngrica!

Respektoni rregullat për posedim të pajisjeve të nevojshme dimërore, përshtatjuni kushteve të rrugës dhe kushteve atmosferike, pasi që këto norma ligjore janë vendosur për mbrojtjen e jetës suaj dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik!

Policia rrugore në Preshevë, kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor si dhe t’u përshtaten kushteve atmosferike gjatë vozitjes së automjeteve, sepse tani të reshurat ndikojnë në zvogëlimin e dukshmërisë në rrugë, ku në disa akse rrugore mund të paraqiten vështirësi në qarkullimin rrugor e sidomos në orët e vona dhe ato të hershme ku mund të paraqiten edhe ngrica.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button