Lajme

Preshevë, as dimri nuk i ndalon refugjatët për të vazhduar rrugën e shpresës

Numri i refugjatë të cilët mbërrijnë në Preshevë në krahasaim me periudhën e kaluar është zvogluar, gjatë ditës së sotme siç mëson Presheva.AL kanë kaluar mbi 1000 persona, ndërsa aktivistët e pranishëm humanitar në teren dhe organizatat tjera humanitare joqeveritare po tentojnë t’u sigurojnë ndihmë humanitare dhe mjekësore.

Qendra e pranimit në Preshevë tashmë përmes donacioneve të ardhura ka siguruar një ambient të ngrohtë, kuzhinë në të cilën ndahet çaj i nxehtë dhe supë, si dhe ndihmë humanitare në pako me ushqime dhe veshëmbathje.

Refugjatët janë të vetëdijshëm për kushtet e vështira të dimrit dhe të gjitha vështirësitë e tjera që i presin në rrugën drejt vendeve të Evropës perendimorë, megjithatë ata po ikin nga situata e përkeqësuar e sigurisë në vendin e tyre, ku shumë prej tyre citojnë se kanë vendosur të marrin “rrugën drejt shpëtimit”. Presheva.AL

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button