Lajme

Brenda 24 orëve Alternativa themelon 3 nëndega në Miratoc, Geraj dhe Bukuroc

Brenda 24 orëve të fundit Alternativa për Ndryshim ka themeluar 3 nëndega.
E filluan me rinin në fshatin Miratoc e cila rini ishte e unifikuar dhe e vendosur për tu bërë pjesë e ndryshimit në vendin tonë, me një numër masovikisht ata i thanë PO APN-së dhe zgjodhën kryesin e përbërë prej 31 antarë dhe kryetar u zgjodh Leutrim Ademi ndërsa nënkryetar Sokol Rrustemi.

Pjesë e APN-së gjatë ditës së djeshme u bë edhe fshati Gerajt ku vlen të theksohet se i gjithë fshati diskualifikoi të gjitha partit tjera dhe të gjithë u bashkuan me Alternativën ku gjatë themelimit të nëndegës shihej qartë unifikimi i banorëve të këti fshati për të qenë pjesë e ndryshimit me Alternativën.
Kryesia prej 27 antarësh, për kryetarë zgjodhën Argjend Sherifin, për nënkryetarë Mustafë Mehmetin, si dhe për sekretarë Sutki Kadriun.

Pas themelimit të nëndegës së f.Miratoc dhe f.Geraj, pasoi menjëherë edhe themelimi i nëndegës në f.Bukuroc ku një numër tepër i madh i banorëve iu bashkangjitën frymës së ndryshimit.
Pas një fjalimi të fuqishëm të Kryetarit të Alternativës, u emërua edhe kryesia e kësaj nëndege me gjithsej 21 anëtar. Kjo kryesi zgjodhi për kryetar nëndege Idriz Sadikun, për nënkryetarë Shefat Qerimin si dhe për sekretar u zgjodh Burim Jonuzi. Presheva.AL

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button