Lajme

Maqedonia mbyll kufijtë, 2600 refugjatë bllokohen në Greqi

Autoritetet greke kanë thënë se shteti i tyre fqinjë, Maqedonia, ka mbyllur kufijtë e saj për refugjatët, që për pasojë ka lënë të bllokuar 2,600 refugjatë në anën greke të kufirit.
Gjatë pasdites policia maqedonase ka ndaluar depërtimin e refugjatëve, por arsyeja nuk është bërë e ditur, derisa Qeveria e Maqedonisë nuk ka dalë me një qëndrim lidhur me këtë vendim, raporton AP, transmeton KosovaPress.

Një masë të tillë Shkupi zyrtar e kishte marrë edhe javën e kaluar, duke mbajtur të mbyllur kufirin për dy ditë. Pas pesë muajsh depërtimi nëpër kufijtë maqedonas, nëntori solli një vendim të ri, në bazë të të cilit emigrantët ekonomikë nuk mund të vazhdonin udhëtimin drejt Evropës.

Të gjithë refugjatët dhe emigrantët që nuk vinin nga Siria, Iraku dhe Afganistani cilësohen emigrantë ekonomikë dhe rrugëtimi i tyre ndalon në kufijtë maqedonas.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button