Kartela për pagesë për refugjatët në Preshevë
Ministri Aleksandar Vulin dhe përfaqësuesit e organizatës humanitare ndërkombëtare “Mercy Corps” vizituan qendrën e pritjes për refugjatët në Preshevë, ku organizata MC bëri sot shpërndarjen e kartave të pagesës për refugjatët, raporton Presheva.AL
Mercy Corps filloi këtë program i cili do të zgjasë për dy muaj, gjatë kësaj periudhe do të shpërndahen 1600 kartela Master Card për nevojë për refugjatët në Preshevë.
Siç mëson Presheva.AL përveç emigrantëve, një numër të kartave të pagesës do të marrin edhe qytetarët tanë të cilët i përkasin grupës me gjendje të rëndë sociale.
Ministri Vulin para mediave tha se i gjithë projekti ka vlerën prej 270,000 euro dhe do të zbatohet në dy muajt e ardhshëm, ku përfituesit do të jenë refugjatët me gjendje më të rënd.