Qent endacak folen tek shtëpia e kulturës (Video)
Prania e madhe e qenve endacakë në rrugët e qytetit vazhdon t’i shqetësojë banorët, të cilët rrezikohen përditë edhe nga kafshimi, që mund të bartë sëmundje, pasi këta qenë ushqehen nga kontenierët e mbeturinave
Metoda e vrasjes së qenve që është praktikuar vite më parë, tani më është e ndaluar me ligj, dhe për këtë arsye duhet që të kontraktohet kompania që merret me kastrimin e qenve endacak. E një gjë të tillë nuk po e bënë komuna e Preshevës.
E qytetarët e Preshevës ndihen të shqetësuar dhe njëkohësisht të friksuar nga prania e madhe e qenve endacak nëpër qytetin tonë. Para disa ditëve keni mundur ta shihni videon jo larg shkollës fillore ku kamerat e sigurimit kanë kapur se si ka shpëtuar një nxënëse nga këta qen endacakë.
Në një video që është bërë sonte nga Presheva.com mund të shihni se qentë endacak që nuk janë një numër i vogël, foleja e tyre është tek parkingu i shtëpisë së kulturës në Preshevë.
Ata në video shihen që janë agresiv dhe nuk e pritën dhe aq mirë kamerën që kishte për qëllim të marr pamjet.
Presheva.AL i bënë thirrje komunës që të ndërmarrë masa sa më shpejtë që kjo të mos shndërrohet në një ankth për qytetarët e Preshevës, sepse më të rrezikuar nga qentë endacak janë fëmijët dhe të moshuarit.