Lajme

Bujanoci me parti për fshatarët

Partia e Bashkuar Fshatare (PBF) është subjekti më i ri politikë në Komunë të Bujanocit.

Ndonëse ky subjekt politik vepron që nga viti 2000 në Serbi, Kuvendi nismëtar i themelimit të degës së saj është zhvilluar të dielën, në të cilën kryetari i këshillit nismëtar për Bujanoc, Miodrag Milkoviq, ka thënë se PBF formohet për të bërë zhvillimin e bujqësisë në të gjitha fshatrat e Komunës së Bujanocit.

„Para kemi një përgjegjësi të madhe që me aksionet konkrete në Bujanoc, të krijojmë mundësi të reja për banorët në fshatë, ashtu që do të arrijmë në objektivin tonë, i cili quhet „fshatra të fuqishme me bujqësi të fuqishme“ – ka theksuar Milkoviq, drejtor i Stacionit të Veterinarisë në Bujanoc.

Në këtë Kuvend nismëtar fjalën e morri edhe deputeti republikan nga radhët e Partisë Përparimtare Serbe (PPS), Nenad Mitroviq, duke theksuar se me “fshatarët serbë” të Bujanocit, do të dalin me një listë të përbashkët në zgjedhjet lokale.

Duhet theksuar se në këtë mbledhje morën pjesë një numër i përfaqësuesve politik lokal serb si dhe nga diaspora. Veç tyre prezent ishin edhe prodhuesit bujqësor dhe blegtorë nga fshatrat Rakoc, Zhbevc, Spançevc, Llopardincë, Srpska Kuq, Sveti Petka, Levosova etj.

Kryetari i Këshillit nismëtar të themelimit të degës së Partisë së Bashkuar Fshatare, Miodrag Milkoviq, në Kuvendin Komunal të Bujanocit është këshilltar.

Që nga përbërja e re komunale e dalë nga zgjedhjet e fundit Milkoviq ishte pjesë e qeverisjes me Grupit Qytetar “Stojanca Arsiq”. Nga viti 2015 ai së bashku me një kolegë kanë lëshuar këtë grupim që vepron në kuadër të Kuvendit Komunal të Bujanocit. /Titulli.com/

Related Articles

Back to top button