Mërgimtari Preshevar i drejtohet kryetarit të Alternativës me disa pyetje?
Përshëndetje.
Uroj që të kesh kohë ta lexosh këtë letër, dhe të më përgjigjesh shkurt (nese mundesh gjatë, më mire do të ishte).
Unë, mendoj se pikërisht ju duhet të më përgjigjeni, dhe të komunikoni me popullin, sepse jeni “produkt politik”, i mospasjes kohë të kolegëve t’tu (diktatorëve partiak), për këto halle të popullit.
Më bëhet qejfi që shumë të ri arrite ti rreshtosh pas vete, arrite të bësh një tren të gjatë (jo se po shfaqesh si lokomotive e fortë, por ata pas teje as elementin bazë nuk e kishin, mirëqenien ekonomike, e qe ti fatmirësisht e ke këtë favor), ngase kundershtareve Tu, iu mbarun të gjitha “kartat” e mashtrimit dhe manipulimit.
Vallen, e luajnë vallëtaret, kurse politikë bëjnë politikanet. Më duhet ta them: nuk ke dhënë asgjë që të shfaq politikan.
Je paraqitur modest (të vlerësoj tej mase për këtë tipar), dhe po “luan” “letrën” më të rrezikshme në politikë (mirëqenien sociale).
Dështimi i kësaj letre në vende të ndryshme ka shkaktuar luftra qytetare ( uroj ta kesh menduar mirë).
Po flitet për investime, dhe unë, bashkë me bashkëvendasit e mi duam ti shohim projektet, dhe mënyrën e tërheqjes së investitoreve, fazat e implementimit etj.
Unë nuk e “njoh” ligjin, po investimet në Preshevë, ligjërisht duhet të kalojnë ka Beogradi, përshkak të procedurave ligjore.
Na trego të lutem!- cila është oferta “ynë” për investitoret e mundshëm? Cila është fusha primare për investime?
Uroj ti kesh këto përgjigje, ngase të njejtat fjalë i kemi degjuar edhe më herët, por kot.
Kryetari momental, erdhi në këtë pozitë si opsion NDRYSHIMI. Por, ja ku jemi sot.
Të lutem, na i trego “letrat” (projektet). Se për fjalë , “ata” , kanë më shumë eksperience.
Nuk po kam deshirë te zgjatem (në ç’ështje të tjera).
Uroj të mos e konsiderosh nënvlerësuese këtë letër.
Suksese në “rrugën” tuaj!
Sinqerisht
Mehmed Azizi