Lajme

Kultura, trashëgimia dhe artifaktet fillojnë të dalin në dritë për herë të parë në Preshevë (Foto)

E ardhmja fillon duke u bazuar në histori, dhe të kaluar.

Atelea monun group që mbledh pas vetes të rinjë nga Presheva oeganizoi ekspozitën e llojit të parë në Luginë të Preshevës “Muzeu Damastion”

Monun group është themeluar në tetor të vitit 2013 nga arkitekti Kushtrim Nasufi, qëllimi i themelimit ishte grumbullimi i artifakteve në vendin tonë, raporton Presheva.AL

Qyteti damastion gjindet në mes fshatit Zhunicë dhe Bukuroc.

Rexhep Selimi profesor i historise gjatë ekspozitës të organizuar mori fjalën dhe para të pranishmëve paraqiti se si u angazhua me këta të rinjë ti grumbullojë dhe ti emëroj këto artifakte.

Kushtrim Nasufi paraqiti dhe projektin ideor të Muzeut Damastion, që shpresojmë se në të ardhmen do të ndodh diçka e tillë, Grupi Monun prezantoi dhe lokacionin e muzeut që mund të ndërtohet në Preshevë, lokacioni është objekti ku gjindet sot Koperativa bujqësore afër stacionit policor në Preshevë.

U ndanë dhe mirënjohje duke filluar nga kontribuesi më i madh Rexhep Selimi për të vijuar me profesorin Sami Agushi pastaj Qenan Feratin i cili nuk ishte i pranishëm si dhe profesor Agim Arifin të gjithë këta që dhanë një kontribut të madh që të ndodh ky organizim.

Sponzorët që mbështetën financiarisht ekspozitën ishin Biznismeni Xhelal Mehmeti, Swiss Residence me pronar Albin Hetemi, Befi Center, Mimoza 93, Mehajt dhe Vijator.

Krejt në fund u ndanë edhe mirënjohje për antarët e grupit: Eranda Shaqiri, Blerina Sahiti, Rita Shaqiri, Albeson Shabani, Edona Osmani, Dorontina Bekteshi, Lorik Musahu, Emrije Hajdari, Shuajb Rashiti, Agon Haziri, Flamur Kadriu, Fjolla Fazliu, Arbnor Nasufi, Krenar Halimi. Presheva.AL

This slideshow requires JavaScript.

Related Articles

Back to top button