Lajme

2 Vjetori dhe Kuvendi zgjedhor i Unionit Studentor të Luginës së Prshevës në në Maqedoni (Foto)

Me rastin e dy vjetorit të themelimit dhe funksionimit të Unionit Studentor të Luginës së Preshevës në Maqedoni, më 1 mars të vitit 2016 USLPM mbajt mbledhjen e Kuvendit te II-të USLPM-së në Shkup, në lokalet e shoqatës “Vizion – M”, raporton Presheva.AL

Me këtë rast u shtjelluan pikat e parapara për rend dite si: raport mbi progresin e Unionit, shqyrtim dhe zgjedhje të reja në organe të shoqatës, si dhe ndarja e mirënjohjeve për të gjitha organizatat joqeveritare, mediumeve dhe çdo institucioni tjetër që e ka përkrahur unionin për dy vite.

Të pranishëm ishin mysafirë, studentë nga Lugina që studiojnë në R. e Maqedonisë, (studentë nga Shkupi, Kumanova,e Tetova), themelues, kuvendarë e aktivistë të Unionit.
Ngjarjen e përshëndeti kryeredaktori i revistës ‘’ Shenja’’ z. Latif Mustafa.
Kryesia e re e zgjedhur nga ky kuvend,që do të gëzojë mandat dyvjeçarë përbëhet nga :
Shaha Hyseni – kryetare e Unionit,
Fitim Arifi dhe Vigan Ibrahimi – Nënkryetarë.

Pas përfundimit të mbledhjes, për të gjithë të pranishmit u shtrua një koktej rasti. Presheva.AL

This slideshow requires JavaScript.

Related Articles

Back to top button